Ish-kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, përmes një postimi në Facebook, ka uruar festën e Bajramit të Kurbanit nga Meka, ku edhe është duke i kryer ritualet fetare islame.
Ai tha se “tani kur dielli perëndoi në kodrën e Arefatit, urime Kurban Bajrami”.
Tahiri uroi që te qytetarët të mbretërojë lumturia, paqja e begatia e Zotit.
“Haxhilerëve tanë, Haxh e lutje të pranuara te i Madhi Zot! Zoti e ruajt Kosovën”, ka shkruar Tahiri.
Në këtë vit nga Kosova në Haxh kanë shkuar 741 haxhilerë./arbresh.info/

Gjendet personi i zhdukur në Reçan të Prizrenit
Rusia godet kompleksin ku banon ambasadori shqiptar në Kiev/...
Kuvendi Zgjedhor: Ardian Gjini sot merr drejtimin e AAK-së
Alarmohet shërbimi sekret amerikan: Të shtëna pranë Shtëpisë...
Mes tensioneve në rritje, mbyllet hapësira ajrore në pjesën ...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju