Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në magjistralen Mitrovicë-Skenderaj.
Një person ka humbur jetën, ndërsa një tjetër është ka marrë lëndime në një aksident që ka ndodhur rreth orës 13:50 në fshatin Lushtë.
Për arbresh.info zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Fexhrie Pllana tha se si pasojë e këtij aksidenti një 66 vjeçar ka mbetur i vdekur.
“Në segmentin rrugor Skenderaj – Mitrovicë, në fshatin Lushtë, sot rreth orës 13: 50 është raportuar për një aksident trafiku, ku si pasoj e lëndimeve një person D.O., 66 vjeçar ka humbur jetën dhe një tjetër ka pësuar lëndime dhe është duke u trajtuar në Spitalin Rajonal Mitrovice Jugu”, tha Pllana për arbresh.info.
Ndalohen 102 kg katalizatorë të bluar të padeklaruar në Verm...
Kurti shpalos nga Podujeva hapat për formimin e institucione...
KFOR dhe Medica Kosova në mbështetje të grave të traumatizua...
Limi harron Albën, publikon foton e Armelës, ish-banore e “B...
PDK mobilizon strukturat për marshin “Drejtësi, jo politikë!...
AGK-ja nderohet me mirënjohje nga Policia e Kosovës