Çfarë thoshte Abe për Kosovën kur u takua me Thaçin

12:44 | 8 Korrik 2022
Xhejlane Haliti

Presidenti i atëhershëm i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi në vitin 2019 ka pasur një takim me kryeministri e atëhershëm japonez, tashmë të ndjerë, Shinzo Abe.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas takimit me lartmadhërinë e tij, Perandori Naruhito i Japonisë, është pritur në një takim nga kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, shkruan arbresh.info.

Në atë takim është biseduar për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy shteteve dhe për mundësinë e rritjes së shkëmbimit ekonomik, arsimor dhe kulturor.

Presidenti Thaçi pati falënderuar kryeministrin Abe, tashmë të ndejrin, për mbështetjen që Japonia i ka dhënë Kosovës, sidomos në fazën e shtet-ndërtimit, të forcimit të institucioneve, në fushën mediave, shëndetësisë, arsimit, kulturës dhe ambientit, shkruan arbresh.info.

Sipas ish Presidentit Thaçi, iniciativa e kryeministrit Abe të atëhershëm, për bashkëpunimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor është shumë inkurajuese dhe ka për qëllim krijimin e paqes afatgjate në rajonin tonë.

Në shtator të vitit 2019, kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe ka thënë se në 10 vitet e fundit marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Japonisë janë rritur jashtëzakonisht shumë.

“Sot kemi shkëmbyer pikëpamje të ndryshme për të gjetur mënyra për të avancuar këtë bashkëpunim”, pati thënë i ndjeri Abe.

Në takimin në mes Abe e Thaçi, u patën biseduar edhe mënyrat konkrete për investimet japoneze në Kosovë. Me këtë rast, kryeministri Abe pati mirëpritur iniciativën e presidentit Thaçi për krijimin e një parku të biznesit për kompanitë japoneze në Kosovë, duke kontribuar në shkëmbim të madh dhe zhvillim ekonomik për Kosovën.

Pas takimit, kryeministri i Japonisë I atëhershëm, Shinzo Abe ka drekuar me Presidentin e atëhershëm të Kosovës, Hashim Thaçi dhe delegacionin kosovar./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale