Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka folur për raportin për Kosovën, në një konferencë për media.
Carmon tha se në raport kanë përkrahur aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës por jo edhe aplikimin për anëtarësim në BE.
“Ne kemi përfshirë edhe përkrahjen e plotë për aplikimin për anëtarësim në Këshillin e Evropës, por ne bëjmë dallim për aplikimin për statusin e kandidatit në BE ku ne thamë se s’është koha e duhur shkaku i shteteve mosnjohëse. Pika tjetër ku kemi kritika është ku strategjia për energjinë, ku na duhet bashkëpunim më i mirë me shoqërinë civile. Energjia në Kosovë prodhohet nga qymyri”, tha Von Cramon.
Ajo tutje tha se kanë ripërsëritur nevojën që Kosovës t’i liberalizohen vizat./arbresh.info/
Guterres: Ka shanse të mëdha që të rifillojnë bisedimet SHBA...
Rubio: Bisedimet Izrael-Liban, një mundësi historike
Çështja e presidentit, Joseph: Kurti të tregojë përgjegjësi ...
Rasti “Banjska”, të dyshuarit sot dalin para Gjykatës
E mërkura me vranësira dhe intervale dielli
5 shqiptarë arrestohen në Britani, akuzohen për të paktën 59...