Të paktën 22 emigrantë, duke përfshirë tre fëmijë, janë mbytur në brigjet e Libisë, njoftoi OKB.
Pas nëntë ditësh në det, teksa ishin afër bregun gomonia u mbyt dhe nga 83 emigrantë që ishin në bord, mbijetuan 61 persona.
Të mbijetuarit, shumica prej tyre nga Mali, u shpëtuan nga roja bregdetare libiane dhe u dërguan në breg. Qeveria e Malit njoftoi sot, se një krizë urie që rrjedh nga lufta në Ukrainë mund të rrisë shumë përpjekjet për të udhëtuar në Evropë.
22 të vdekurit ishin në mesin e një grupi prej 83 emigrantësh të bllokuar në një varkë që ishte në rrezik që nga 22 qershori, tha në një deklaratë ministria e jashtme e Malit./sotnews/
UEFA sqaron pse nuk u dha penallti në rastin e Ezes
Barcelona në ndjekje të talentit të PSG-së
Begaj në 75-vjetorin e Aviacionit Ushtarak: Nga transformimi...
Thellohen përplasjet mes SHBA-së dhe Gjermanisë
Publikohet formacioni i javës në Ligën e Kampionëve
Tetë të lënduar në një aksident në Gllarevë