Musliu-VV-së: Nga sot në vend të gotave në Kuvend do të përdoren pacerrkat

14:39 | 5 Korrik 2022
A Z

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka ironizuar lidhur me deklaratën e deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, e cila deklaroi se në Kuvend do të instalohen fontana uji që deputetë të pinë ujë përmes grushteve.

Musliu shkruan se nga sot në vende te gotave në Kuvend do të përdoren pacerrkat.

Postimi i plotë:

Kuvendi gati për implementimin e ides se Fitore Pacollit. Nga sot në vende te gotave në Kuvend do të përdoren pacerrkat./arbresh.info/