Kryeministri Albin Kurti, në një tryezë ekonomike të organizuar në Greqi përsëri e ka përmendur qëndrimin neutral të Serbisë për situatën në Ukrainë të luftës me Rusinë.
Kurti, tha Ballkani Perëndimor ka nevojë për Procesin e Berlinit.
“Për sa i përket sigurisë së Ballkanit Perëndimor, fatkeqësisht rrethanat i kemi kur një shteti i Ballkanit Perëndimor nuk iu bashkua sanksioneve ndaj Federatës Ruse, fqinjit ynë verior, Serbia. Ata kanë marrëdhënie shumë të ngushta për sa i përket ekonomisë, ushtrisë, kulturës, etj, e kështu me radhë”.
” Zgjidhja për Ballkanin Perëndimor sigurisht që është Bashkimi Evropian dhe drejt këtij qëllimi, ne kemi nevojë për Procesin e Berlinit, një fillim i ri, një fillim nga kancelari gjerman Olaf Scholz, dhe unë kam besim të madh në udhëheqjen e tij. Unë besoj se me presidentin Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë dhe kancelari Scholz në Berlin ne mund të rishikojmë lidhjen transatlantike”, ka thënë Kurti.
Ai në këtë tryezë është duke marrë pjesë bashkë me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abavoziq dhe me ish-kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Kjo tryezë është organizuar për 26-të herë me radhë nga Qeveria e Greqisë dhe prestigjiozja britanike “The Economist” me mbështetjen e Parlamentit Evropian dhe Komisionit Evropian./arbresh.info/
Bordi i Paqes raportohet se do të mblidhet më 19 shkurt – ta...
Prishtina dhe Drita marrin nga tri pikë, barazojnë Drenica e...
Tentoi të grabiste postën nën kërcënimin e thikës, gjendet i...
Clintonët kërkojnë që dëshmia e tyre për Epstein të jetë pub...
Gjendet i vdekur një person në një fshat të Gjilanit – Polic...
Gjatë janarit u shqiptuan 1.128 gjoba në trafik përmes radar...