Gjykata Themelore në Mitrovicë e ka caktuar masën e paraburgimit ndaj ish-nënkryetarit të komunës së Skenderajt Nuredin Lushtaku dhe dy personave të tjerë F.K dhe A.L.
Lajmin e për “Betimi për Drejtësi” e ka konfirmuar gjyqtari i procedurës paraprake Radosllav Markoviq, i cil edhe e ka marr një vendim të tillë.
Sipas prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se të dyshuarit F.L., A.L., dhe N.L., më 2 korrik 2022, rreth orës 23:45 në Skenderaj, kanë sulmuar dy zyrtarë policorë të Stacionit Policor në Skenderaj me iniciale E.B., dhe M.G., që kanë qenë në detyrë zyrtare, dhe gjatë sulmit ka rezultuar me lëndime të zyrtarëve policorë, ku njëri është goditur me predhë të armës në këmbë.
Me këtë, të njëjtit dyshohen se kkanë kryer veprat penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”, “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, si dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Ndryshe, Nuredin Lushtaku ishte vetdorëzuar gjatë ditës së sotme në polici, pas njoftimit të prokurorisë, se i njëjti është në kërkim.
Bordi i Paqes raportohet se do të mblidhet më 19 shkurt – ta...
Prishtina dhe Drita marrin nga tri pikë, barazojnë Drenica e...
Tentoi të grabiste postën nën kërcënimin e thikës, gjendet i...
Clintonët kërkojnë që dëshmia e tyre për Epstein të jetë pub...
Gjendet i vdekur një person në një fshat të Gjilanit – Polic...
Gjatë janarit u shqiptuan 1.128 gjoba në trafik përmes radar...