Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve, Petrit Kllokoqi ka reaguar pas vendimit të Qeverisë që obligon bizneset për shërbim të klientëve me ujë nga rubineti, si dhe për monitorim të cilësisë së ujit të destinuar për konsum.
Kllokoqi shkruan se, gjithmonë kanë shërbyer pa pagesë ujë në gotë, derisa shton se e pranojnë vendimin e Qeverisë për hir të qytetarëve.
Postimi i plotë:
Edhe pse ne e blejmë ujin prej ujësjellësit, edhe pse gjatë pandemisë nuk na ndihmuan me ulje të TVSH-ës, siç edhe na premtuan, edhe pse të gjitha furnizimet na u shtrejtuan(autoriteti i konkurencës nuk ishte aty kur gastronomëve ju është dashur më së shumëti )
Ne prapë e pranojmë vendimin e qeverisë për hirë të qytetarëve.
E pifshi për shëndet!
P.s edhe pse gjithe kemi sherby pa pagesë ujë ne gotë./arbresh.info/
Bordi i Paqes raportohet se do të mblidhet më 19 shkurt – ta...
Prishtina dhe Drita marrin nga tri pikë, barazojnë Drenica e...
Tentoi të grabiste postën nën kërcënimin e thikës, gjendet i...
Clintonët kërkojnë që dëshmia e tyre për Epstein të jetë pub...
Gjendet i vdekur një person në një fshat të Gjilanit – Polic...
Gjatë janarit u shqiptuan 1.128 gjoba në trafik përmes radar...