Të shtëna me armë janë raportuar këtë të dielë në një qendër tregtare në kryeqytetin e Danimarkës, Kopenhagen.
Sipas policisë daneze, është qëlluar në drejtim të disa personave, teksa ka një të arrestuar në lidhje me këtë ngjarje, shkruan Sky News, transmeton arbresh.info.
“Një person është arrestuar në lidhje me të shtënat. Aktualisht nuk mund të zbulojmë më shumë për identitetin e personit”, bëri me dije policia vendase.
Ende nuk ka një informacion zyrtar, nësa ka viktima apo të plagosur nga kjo ngjarje.
Fotografitë e publikuara në mediat lokale, tregojnë njerëz të panikosur që dalin nga qendra tregtare dhe policinë e armatosur e cila mbërriti në vendngjarje.
/arbresh.info/


Hoxhaj takohet me shefen e BE-së në Mynih, flasin për Kosovë...
Trepça vazhdon serinë e fitoreve, mposht Rahovecin 029
Tragjedi në Alpet italiane, orteku u merr jetën dy skiatorëv...
RENEA mbyll me sukses pjesëmarrjen në UAE SWAT Challenge
Privatizimi që nuk po sjell fitim
Rashica vendimtar në fitoren e Besiktasit