Është arrestuar një person në Mitrovicë pasi që ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, viktima me kërkesë të saj është dërguar në strehimore, kurse i dyshuari me urdhër të prokurorit është liruar.
Rasti procedohet në procedurë të rregullt.
“Mitrovicë 01.07.2022 – 20:44. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij. Viktima pas intervistimit me kërkesën e saj është dërguar në strehimore, kurse i dyshuari me urdhër të prokurorit është liruar, rasti procedohet në procedurë të rregullt” thuhet në raportin e PK. /arbresh.info/
Detaje nga vrasja në Lezhë, gjenden veshjet e përdorura nga ...
Belgjikë, rreth 17 mijë fëmijë kanë prindër të burgosur
Realizohen 46 inspektime, ndalohet puna në 17 vendpunishte t...
Rregulli i ri pritet t’i ‘sakatojë’ futbollistët që mbulojnë...
Zbulohen mbetje mortore në Krushë të Vogël – dyshohet për pe...
Reuters: Kosova në kulm të krizës politike