Një person është gjetur i vdekur sot në fshatin Dobrushë të Istogut.
Viktima është i moshës rreth 42-vjeçare dhe i takon komunitetit boshnjak.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Rreth orës 11:40 është njoftuar policia se është gjetur pa shenja jete në fshatin Dobrushë të Istogut. Ai është gjetur nga një fqinj i tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore. Viktima është i moshës rreth 42-vjeçare dhe i takon komunitetit boshnjak”, deklaroi ai.
Gashi shtoi se rasti është hapur si “Vdekje e dyshimtë”, ndërsa në konsultim me prokurorin do të vendoset nëse trupi i pajetë i viktimës do të dërgohet për obduksion.
“Po zhvillohen hetimet për të sqaruar rrethanat lidhur me rastin”, përfundoi Gashi. /arbresh.info/
Haradinaj mbështet protestën e veteranëve, thirrje për mobil...
Igor Tudor dhe Tottenham Hotspur ndajnë rrugët
Ismajli dhe Mehmeti: Keqardhje për humbjen në Poloni, synojm...
PDK mbështet protestën e organizatave të dala nga lufta e UÇ...
Mbi 1400 zyrtarë ende nuk e kanë deklaruar pasurinë
Aro Muric: Jemi gati, e kemi merituar dhe do të japim maksim...