Bullgaria ka dëbuar nga vendi 70 diplomatë rusë për shkak të shqetësimeve për përfshirjen e tyre në spiunazh. Gjithashtu, Sofja tha se do të vendosë një kufizim mbi numrin e stafit diplomatik rus në vend.
“Sot kemi përjashtuar 70 diplomatë rusë. Shërbimet tona të sigurisë i kanë identifikuar si njerëz të lidhur me shërbimet sekrete dhe po punonin kundër interesave të atdheut tonë.
Dua të përgëzoj shërbimet bullgare dhe Ministrinë e Jashtme për punën e tyre”, tha të martën kryeministri Kiril Petkov. “Dhe dua t’i them çdo shteti të huaj, jo vetëm Rusisë, se kushdo që punon kundër interesave të Bullgarisë, do të dërgohet andej nga ka ardhur”.
Ky është numri më i lartë i diplomatëve rusë që Bullgaria ka dëbuar gjatë viteve të fundit, që përgjysmon praninë e stafit rus në vend. Ministria e Jashtme bullgare tha se vendimi u mor për shkak të shkeljes nga ana e diplomatëve të konventës së Vjenës mbi marrëdhëniet diplomatike./abcnews.al
Stresi kronik mund t’ju ndezë lëkurën: Shkencëtarët zbulojnë...
Vranësira, rreze dielli dhe riga shiu – Parashikimi i ...
Komanda Qendrore e SHBA-së: Bllokada amerikane e porteve ira...
Kaosi në trafik në Prishtinë vazhdon të sfidojë qytetin
Katër këngë të reja nga Nora Istrefi me videoklip
Starmer përshëndet fitoren e Magyar në Hungari: Moment histo...