Gabriel Jesus nga sezoni i ardhshëm do të jetë pjesë e Arsenalit.
Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka njoftuar tani se marrëveshja është kryer 100%.
Arsenali pati një kontakt të ri dhe të drejtpërdrejt me lojtarin dhe agjentin e tij, Marcelo Pettinati, ku është arritur përfundimit edhe marrëveshja për kushtet personale.
Gabriel do të nënshkruajë kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2027.
Manchester City ka pranuar ofertën prej 45 milionë funteve nga “Topçinjtë”.
Romano ka zbuluar se gjashtë klube iu drejtuan agjentëve të Gabriel Jesusit, por prioritet i lojtarit gjithmonë ishte kalimi në “Emirates Stadium”.
Gabriel Jesus to Arsenal, here we go! Personal terms fully agreed with his agent Marcelo Pettinati and his two partners. Gabriel signs until 2027, it’s 100% done. ?⚪️? #AFC
Arsenal already agreed £45m fee with Man City as revealed on Friday.
Edu & Arteta, key for the deal. pic.twitter.com/06dTVNNLmM
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 26, 2022
Drejtori i klubit nga Londra, Edu, dhe trajneri Mikel Arteta, kanë qenë kyç në arritjen e kësaj marrëveshjeje.
25-vjeçari pritet që shumë shpejt të zyrtarizohet edhe nga Arsenali.
VV del e para në Malishevë, tejkalon NISMA-n në bastionin e ...
Muharremaj uron Vetëvendosjen për rezultatin zgjedhor: Tani ...
Barcelona tashmë ka zëvendësuesin ideal të Rashfordit
Darka e Krishtlindjes kthehet në tragjedi/ Itali, nëna dhe v...
E hëna, dita më e ftohtë e javës në Shqipëri
Si erdhi LVV-ja deri te fitorja “spektakolare”?