Salernitana është në kërkim të një sulmuesi, në mënyrë që sezoni 2022/23 në Serie A të jetë më i qetë.
Prioriteti vazhdon të Joao Pedro i Cagliarit, një marrëveshje shumë afër realizimit, por ende nuk është e sigurt.
Sipas Il Mattino, një nga alternativat e para është Rey Manaj, i rikthyer te Barcelona pas huazimit te Spezia.
Shifra për të siguruar shërbimet e sulmuesit shqiptar është rreth 600 mijë euro. Ndërsa, opsionet tjera janë edhe Thomas Henry dhe Kevin Lasagna, kontrata e të cilëve me Hellas Verona do të skadojë në 2023.
Kujtojmë që Salernitana sezonin e fundit e përfundoi në pozitën e 17-të, duke shpëtuar për një pikë. /Telegrafi/
Kurti për zgjedhjen e presidentit: Do t’i ftoj për takim kry...
Kuvendi i Shqipërisë sot në seancë plenare, diskutime për çë...
Irani kreu mbi 5000 sulme ndaj bazave amerikane në vendet ar...
Sekuestrohen 20 motoçikleta nё Pejё
“Pas Pavarësisë do të jetë lumturia më e mirë e shtetit tonë...
Skandali me njehsorët elektrikë, LDK sot mban konferencë për...