Gazetari, Ridvan Berisha ka uruar Radio Televizionin e Kosovës për zgjedhjen e drejtorit të ri.
Berisha shkruan se zbatimi i ligjit është i panegociueshëm në fakt ashtu sikundër që është edhe misioni për të dëshmuar me punë se RTK është e publikut.
Postimi i plotë i tij:
RTK, urime drejtorin e ri të zgjedhur dje!
Me këtë menaxhment kam dallime serioze konceptuale. Jam i shokuar për betejën pikëlluese të deritashme të tyre për hakmarrje anti ligj kundër kolegëve nën plafin për “zbatim ligji”.
Zbatimi i ligjit është i panegociueshëm në fakt ashtu sikundër që është edhe misioni për të dëshmuar me punë se RTK është e publikut!
Sa më takon m’ua do ta dua RTK për sa kohë që më jep perëndia jetë!
Postet janë irelevante po nuk pate identitet cilido qoftë ai!
Përtej emrave, të cilët dje, sot, mbase edhe nesër e pasnesër do ta menaxhojnë RTK, unë vërtetë do vijoj ta përjetoj me zemër e shpirt secilin rezultat të transmetuesit publik!
Punë të mbarë kolegë./arbresh.info/
Dogana paralajmëron analiza më të mirëfillta të mallrave që ...
Aksident mes një veture dhe motoçiklete në Pejë, dy persona ...
E pathyeshme ecuria e Trepçës, 11 fitore rresht
Reshjet e dendura të borës në Japoni, 45 të vdekur, mbi 500 ...
Ministri iranian: Nëse SHBA na sulmon, do të synojmë bazat a...
Edi Rama pritet të udhëtojë me 9 shkurt drejt Brukselit për ...