Gjatë pjesëmarrjes së tij në Forumin për Zhvillim të organizuar nga Fondi OPEC, Ministri Murati nënshkroi marrëveshjen me Drejtorin Gjeneral, Abdulhamid Alkhalifa për operimet e Fondit në sektorin privat, thuhet në një komunikatë për media.
Marrëveshja synon të krijojë një kornizë adekuate për funksionimin e Fondit OPEC në sektorin privat, dhe si e tillë të mobilizojë financimin dhe investimet në këtë sektor.
Në këtë drejtim, Ministri Murati theksoi se me anë të kësaj marrëveshje parashihet të mobilizohet më tutje potenciali në likuiditetin e bankave tona përmes programeve të ndarjes së rrezikut dhe ky likuiditet të drejtohet edhe në sektorit privat, e veçanërisht drejt NVM-ve dhe bizneseve të grave.
Tutje, Drejtori Gjeneral nga Fondi OPEC vlerësoi nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje dhe theksoi përfitimet e sektorin privat, si kyç për zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë së vendit. Ai gjithashtu falënderoi Ministri Murati për bashkëpunimin e theksuar dhe pjesëmarrjen e tij në forum.
Në anën e tij, Drejtuesi i OPEC-ut për Sektorin Privat shprehu gatishmërinë e zhvillimit të mundësive të bashkëpunimit me sektorin privat në Kosovë, duke theksuar se programet e Fondit OPEC përkojnë ngushtë me nevojat e tregut kosovar.
Forumi “Qëndrueshmëria dhe Barazia Ekonomike” është Forumi i parë i Fondit OPEC për Zhvillim dhe ka për qëllim diskutimin e ndryshimeve klimatike, çasjen në energji dhe sigurinë ushqimore. Ky forum ka mbledhur liderë qeveritarë, ministra nga vendet anëtare dhe partnere të Fondit OPEC, krerët e institucioneve të Grupit Koordinues Arab, zyrtarë të lartë të bankave shumëpalëshe të zhvillimit dhe organizatave ndërkombëtare, si dhe përfaqësues të sektorit privat./arbresh.info/
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...