Presidentja Osmani arrin në Bruksel për samitin, pritet nga Metsola

13:13 | 22 Qershor 2022
A Z

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka arritur në Bruksel një ditë para mbajtes së Samiti i Këshillit të Bashkimit Evropian.

Ajo është pritur nga Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.

“Një shkëmbim i mrekullueshëm me presidenten Metsola mbi domosdoshmërinë urgjente për të ndërtuar mbi vullnetin e Parlamentit dhe për të riaktivizuar integrimin e Kosovës në BE, duke filluar me lirinë e vizave. Ne kemi ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për t’i afruar njerëzit tanë me BE, në frymën e vlerave tona të përbashkëta”, shkruan presidentja Osmani.

Liderët e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor do të takohen në mëngjesin e 23 qershorit në Bruksel përpara takimit të Këshillit Evropian, shkruan arbresh.info.

Takimi do të bazohet në lidhjet ekzistuese të ngushta midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Udhëheqësit do të diskutojnë përparimin në integrimin në BE dhe sfidat që rrjedhin nga agresioni rus kundër Ukrainës.

Takimi do të jetë gjithashtu një mundësi për të vlerësuar progresin në investimet kryesore në kuadër të Planit Ekonomik dhe të Investimeve për Ballkanin Perëndimor (EIP), për të diskutuar çështjet gjeostrategjike, për të eksploruar mënyra për të nxitur kontaktet mes njerëzve dhe për të promovuar përafrimin me vlerat e BE-së, dhe politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë (CFSP)./arbresh.info/