Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abixhiku, i’u drejtuar kryeministrit Kurti për marrëveshjen e energjisë në veri se duhet të bëjë dy sqarime bazike lidhur me këtë marrëveshje se a është e mirë apo nuk është e mirë sepse dyjat nuk mund të jenë, shkruan arbresh.info.
“Politikani hijeve të veta smundet ti ikë që do të thotë qëndrimeve të veta smundet t’i ikë me kaq lehtësi, dhe kryeministri ka nevojë të bëjë dy sqarime bazike: a është marrëveshja mirë a po nuk është, nëse është marrëveshja mirë që është replikë e një marrëveshje paraprake athëherë me të drejtë mund t’i shtosh argumente se po kthehet legjitimiteti në veri e po mblidhen të hyrat pas 20 viteve, sepse marrëveshja është e mirë”.
“E nëse marrëveshja nuk është e mirë atëherë duhet të flasim për legalizimin e Serbisë në Kosovë dhe në veri, pra duhet të sqarosh një element bazik cila është natyra e marrëveshjes se dyjat nuk mund të jenë, e nëse kjo është dëm dhe jo mbarësi athëherë pse na sjelle Elektoserverinë në Kosovë”, tha ai.
Abixhiku shton se këtë marrëveshje Kurti e ka refuzuar para katër viteve dhe tani e ka miratuar, dhe nëse Albini i 2015 do të takohej me Albinin e sotëm çka do ti thoshte?
“Në 2017 në këtë Kuvend një burrë i madh, antarë i lëvizjes vetëvendosje që e kryesonte Kuvendin Adem Mikullovci kishte nisë me fjalë të Shkrelit, ‘nëse takohemi me vetën sy më sy çka kemi me bo a kemi mu puthë a kemi mu pshty’, qka i kish bo Albin Kurti i 2015 këtij Albin Kurtit sot?”, shtoi Abixhiku./arbresh.info/
Hamza prezanton vizionin e tij: Kosova ecën përpara kur jemi...
Real Madridi merr një goditje të fortë para ndeshjes me Man ...
Macron: Në 2026 adoleshentët francezë s`do të kenë qasje në ...
Islanda bojkoton Eurovisionin 2026, i bashkohet Spanjës, Irl...
Hargreaves nënshkruan me krerët fetarë Deklaratën e Përbashk...
Nesër nisin punimet për mbulimin e tribunave dhe ndriçimin e...