Këshilli Europian ka shprehur edhe njëherë shqetësimin për tensionet mes Turqisë dhe Greqisë para samitit të BE-së që do të mbahet më 23 dhe 24 qershor në Bruksel.
“Këshilli Europian ka shprehur shqetësim të thellë për veprimet dhe deklaratat e përsëritura së fundmi të Turqisë.
Turqia duhet të respektojë sovranitetin dhe integritetin territorial të të gjitha vendeve anëtare të BE”, thuhej në draft, sipas Euroactiv.
Duke kujtuar konkluzionet e mëparshme dhe deklaratën e 25 marsit 2021, Këshilli Evropian “pret që Turqia të respektojë plotësisht ligjin ndërkombëtar, të de-përshkallëzojë tensionet në interes të stabilitetit rajonal në Mesdheun Lindor dhe të promovojë marrëdhënie të mira fqinjësore”.
Kujtohet se Komisioni Evropian i dërgoi një mesazh të fortë Turqisë javën e kaluar. /abcnews.al
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...