Miftaraj rreth marrëveshjes për energji në Bruksel: Edhe energjia hyn brenda sovranitetit të Republikës

15:11 | 21 Qershor 2022
A Z

Ehat Miftaraj, nga IKD-ja, ka reaguar pas marrëveshjes për energjinë, e cila sot u nënshkrua në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë.

Miftaraj e ka quajtur lajm të mirë arritjen e marrëveshjes që mundëson faturimin e energjisë pas më shumë se dy dekadave edhe në katër komunat veriore, ndërsa tha se pas drejtësisë, edhe energjia hyn brenda sovranitetit të Republikës.

Postimi i plotë i tij:

Elektro SEVER(veri) e jo Elektro server! Server dhe Veriu, janë dy fjalë të ndryshme.

Përndryshe lajm shumë i mirë, marrëveshja për energji. Pas drejtësisë, edhe energjia hyn brenda sovranitetit të Republikës.

Real politika këtë e ka, politikani dje ka mendim tjetër, sot nënshkruan marrëveshje që deri dje e konsideronte të dëmshme dhe e kundërshtonte fuqishëm. Kurrë nuk është vonë me reflektu./arbresh.info/