Blerta Deliu, deputete e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka thënë të martën se Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje (VV) për vite më radhë “kanë terrorizuar institucionet dhe shoqërinë”, për marrëveshjet me Serbinë që i cilësonin “tradhti” e tash po i nënshkruajnë ato – po të njëjtat.
Përmes një postimi në Faceboook, VV-ja ka ndërtuar kauza kundër marrëveshje.
Vetëvendosje që kishte ndërtuar kauzë politike duke demonizuar çdo marrëveshje me Serbinë të lehtësuar nga BE-ja dhe mbështetur nga SHBA-të, sot në pushtet u dakorduan për implementimin e marrëveshjeve të njejta, duke i cilësuar si të arritura.
Të njejtat marrëveshje për energjinë, Vetëvendosje dikur i propagandonte si “akte tradhtie e nënshtrimi ndaj Serbisë” si dhe marrëveshje që fusnin operatorin e Serbisë (Elektrosever) në Kosovë duke dezintegruar sistemin energjetik të Kosovës.
Me këtë narrativë Kurti me partinë e tij, për vjet me radhë terrorizoi institucionet dhe një shoqëri të tërë. Sot, pikë për presje Vetëvendosje po ju referohet marrëveshjeve të kaluara, duke i mbështetur ato pa asnjë ndryshim. /arbresh.info/
Vedat Muriqi më i miri në Evropë për gola me kokë, barazon n...
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A