Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se abetarja, të cilën e kanë bërë autoritetet e Kosovës dhe Shqipërisë, do të dërgohet edhe në Serbi e Maqedoni të Veriut.
“Abetarja do të shkojë tek të gjithë shqiptarët. Kam folur me autoritetet në Maqedoni të Veriut, Malin e Zi, Serbi, dhe diasporë. Do të shpërndahet kudo ku ka shqiptarë”, deklaroi Rama.
Ai ka propozuar edhe mbledhjen e dy kuvendeve, në 110 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, në nëntor.
“Në nëntor propozoj të mblidhemi dy parlamentet, në 110 vjetorin e pavarësisë, dhe nëse arrijmë të bindim dy kryesitë e kuvendeve, atëherë japim mesazhin se këto mbledhje nuk janë slogane bosh. Të përafrojmë gjithë legjislacioni në ato tema që mund të jenë përbashkuese”, deklaroi Rama./arbresh.info/
Trump për Merz: Ai nuk e di çfarë po flet për Iranin
Ndodh puthja e parë në Ferma VIP 3 mes Vanesës dhe Indrit
Dragone në Kosovë: NATO rikonfirmon përkushtimin për siguri ...
Kështu duket skena e Eurovisionit këtë vit
Kuvendi del me njoftim pas dështimit të seancave për preside...
Musliu pas dështimit për zgjedhjen e presidentes: E marta is...