Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hisen Berisha, ka thënë se mbetja e veteranëve të luftës së UÇK-së jashtë pagës minimale, është gabimi më i madh që i bëhet kësaj kategorie.
Ndërsa thotë se takimi i kryeministrit, Albin Kurti me veteranë është gabim, pasi sipas tij, OVL e UÇK-së nuk është e thirrur për të biseduar për pagat e veteranëve.
“Po, bëri mirë që krijojë hapësire, tolerancë me bisedu me veteranët. Por është taktikë e gabuar. Veteranët, përfaqësuesit e tyre, liderët që e udhëheqin, kryetari i veteranëve Klinaku nuk e ka as kredibilitetin as ligjshmërinë për të biseduar për të negociuar për çështje page. Ata janë atje për të administruar çështje që lidhen me veteranë në aspektin e dokumentacionit, vërtetimit, kartelës, ndonjë beneficion me mbledh ndonjë ndihmë, me siguru ndonjë protezë për këtë janë aty. Nuk janë ata aty për me negociua politikën e pagës”, tha ai.
Një ditë më parë, veteranët e UÇK-së protestuan për rreth tetë orë para Kuvendit të Kosovës për të kundërshtuar miratimin në parim të Projektligjit për lartësinë e pagës minimale.
Ata duan tërheqjen e këtij ligji dhe përfshirjen e pensioneve të tyre në lartësinë e njejtë të pagës minimale.
Protesta e tyre përfundoi kur Kuvendi ndërpreu punimet e seancës, pas bllokimit të foltores së Kuvendit nga ana e Partisë Demokratike të Kosovës.
Opozita ka paralajmëruar se nuk do të vazhdojnë me bllokime deri të gjendet një zgjidhje për veteranët e UÇK-së./EO/
Kusari-Lila: Në Gjakovë me zemër e me projekte konkrete për ...
Kurti në tubim në Zvicër: Nuk ka edhe çlirimtar, edhe zullum...
Hamza nga Prizreni: Qytetarët duan ndryshim, Kosova s’mund t...
Haradinaj: Malisheva në përkrahje të Aleancës
Trump thotë se është arritur marrëveshje me Iranin, pritet f...
Mbi 100 mijë studentë, sonte u mblodhën kundër Vuçiqit