Dështimi i Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë (ICTY) në lidhje me krimet e kryera nga liderët shqiptarë të Kosovës, e ka bërë qeverinë në Prishtinë të besojë se ata janë “plotësisht të pafajshëm”, tha zëvendësambasadori rus në Kombet e Bashkuara, Genadi Kuzmin.
Duke iu drejtuar Këshillit të Sigurimit të OKB-së të martën, Kuzmin përmendi raportin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës nga 7 janari 2011 për krimet e kryera nga UÇK-ja në vitet 1998-2000, raporton TASS për Tanjug, transmeton arbresh.info.
Raporti, siç theksoi diplomati rus, “hedh dritë mbi krimet kundër njerëzimit, krimet e luftës, rrëmbimet dhe vrasjet sistematike, si dhe trafikimin e organeve trupore në shkallë industriale”.
“Është çudi që as ICTY dhe as Mekanizmi Ndërkombëtar i Mbetur për Gjykatat Penale si pasardhësi i tij nuk kishin pyetje për që janë përmendur në raport,” tha diplomati rus në një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Sipas tij, një mbrojtje e tillë e Tribunalit i “bëri që nivelet më të larta të entitetit territorial të vetëshpallur të ndarë ilegalisht nga Serbia të ndiheshin plotësisht të pafajshëm”./arbresh.info/
Fitër Bajrami, FFK uron festën: Simbol i sakrificës, solidar...
E dhimbshme: Sot i jepet lamtumira e fundit 28-vjeçarit që v...
Pamjet nga Meka, miliona besimtarë festojnë Fitër Bajramin
Myftiu Tërnava – politikanëve: Është e papranueshme që njerë...
Mijëra besimtarë myslimanë në sheshin Skënderbej, kremtohet ...
Bajram Begaj uron besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin