Këshilltarja kryesore për Komunikim të presidentes Vjosa Osmani, Donjeta Miftari, ka reaguar në lidhje me zhvendosjen e festivalit “Sunny Hill”, nga Prishtina drejt Tiranës, ku arsyeja ishte e vonesave procedurale nga ana e Ministrisë Administrative të Pushtetit Lokal.
Miftari me anë të një postimi në Twitter, ka përkujtuar se festivalit është një mundësi e jashtëzakonshme për të promovuar Kosovën në arenën ndërkombëtare, përcjell arbresh.info.
“Zyra jonë lufton për ta mbajtur atë në Prishtinë – rinia jonë pret dhe meriton më mirë. Duhet gjetur një zgjidhje për ta kthyer aty ku i takon”, ka shkruar këshilltarja e presidencës.

Ndërsa e ka cilësuar Dua Lipën si ambasadore e Republikës së Kosovës në botë. /arbresh.info/
Kusari-Lila: Në Gjakovë me zemër e me projekte konkrete për ...
Kurti në tubim në Zvicër: Nuk ka edhe çlirimtar, edhe zullum...
Hamza nga Prizreni: Qytetarët duan ndryshim, Kosova s’mund t...
Haradinaj: Malisheva në përkrahje të Aleancës
Trump thotë se është arritur marrëveshje me Iranin, pritet f...
Mbi 100 mijë studentë, sonte u mblodhën kundër Vuçiqit