Ish-Presidenti Behgjet Pacolli, njeriu më i pasur në Kosovë

13:58 | 14 Qershor 2022
Fitore Ajeti

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, është zyrtarisht njeriu më i pasur në Kosovë. Pasuria e tij totale sillet diku rreth 743 milionë euro.

Pacolli ka deklaruar pasuri të paluajtshme në vlerë 210 milionë euro. Ku përfshihen shtëpi, toka dhe hotelet. Vetëm njëra shtëpi e tij kushton afër 18 milionë euro.
Tek pasuria e luajtshme, Pacolli ka deklaruar avionin, i cili kushton 8 milionë euro. Përveç avionit, ka deklaruar edhe tetë veturat e tij.

Vlera e pasurive të luajtshme në total sillet rreth 8 milionë e 504 mijë euro.

Hoteli “Swiss Diamond” ka vlerën e 42 milionë euro.

Pacolli posedon edhe shumë aksione në shoqëri komerciale. Vlera e tyre sillet rreth 506 milionë euro.

Vetëm në Mabetex Group ka aksione në vlerë 200 milionë euro, për të cilat ka deklaruar pronësi të përbashkët.

Shuma e parave që Pacolli e ka në banka sillet rreth 10 milionë euro. Ish-Presidenti Pacolli ka edhe një kredi.

Ai ka deklaruar një kredi në vlerë 287 mijë e 971 euro, që ka deklaruar se e ka marrë për investime private. Afati i kthimit është deri në vitin 2025.

Ndërsa, si të hyra vjetore ka të deklaruara gati 4 milionë euro./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale