Shtetet e Bashkuara, së bashku me aleatët dhe partnerët, do të veprojnë me vendosmëri në përgjigje të sfidave të paraqitura nga kriza globale e ushqimit, e cila është përshpejtuar pasi Rusia nisi luftën kundër Ukrainës, thuhet në një deklaratë të Departamentit të Shtetit të SHBA-së.
“Lufta e paprovokuar e Kremlinit në Ukrainë po përshpejton krizën globale të sigurisë ushqimore. Shtetet e Bashkuara po ndërmarrin veprime dhe kanë premtuar 2.6 miliardë dollarë ndihmë humanitare ushqimore për të ndihmuar në në menaxhimin e urisë, me një shtesë prej 5 miliardë dollarësh gjatë pesë viteve të ardhshme”, thuhet në deklaratë.
Vihet re se 193 milionë njerëz në mbarë botën përjetuan pasiguri ushqimore në vitin 2021. Deri në fund të këtij viti, vlerësohet se ky numër do të rritet me 40 miliardë./abcnews.al/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit