Ushtruesi i detyrës së Organizatës së Veteranëve të Luftës, Faton Klinaku ka bërë kërkesë për mosmiratimin e projektligjit ”diskriminues” ndaj kategorive të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Klinaku, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka bërë një kërkesë për mosmiratim të këtij projektligji për inate politike.
Klinaku, gjithashtu, paralajmëron se nëse nuk dëgjohet thirrja e tij do të detyrohen të organizojnë protestë para institucioneve.
Postimi i plotë:
Të nderuar deputetë, që ju ka mbetur pak dinjitet!
Mos e miratoni nesër projektligjin diskriminues ndaj kategorive të luftës së UÇK-së e për inate politike, sepse ne jemi duke mbrojtur interesat e veteranëve, invalidëve dhe familjeve të dëshmorëve dhe jo interesat e partive politike.
Të nderuar deputetë të pakicave!
Mos u rreshtoni kundër interesave të kategorive të luftës së UÇK-së, sepse ju jeni në bashkëqeverisje aty për interesat e pakicave që i përfaqësoni.
P.S
Në të kundërtën, nëse nuk i dëgjoni thirrjet, do t’na detyroni që të organizojmë protestë për të qëndruar para institucioneve natë e ditë./arbresh.info/
Gazeta spanjolle e bindur: Reali është penduar që e ka huazu...
Meloni e ashpër me protestuesit: Kush nuk e do Olimpiadën ës...
Falsifikim parash dhe narkotikë, disa të ndaluar në Ferizaj ...
Arrestohen dy të mitur për kanosje, iu gjetën katër thika dh...
Takimi me Papa Leonin në Vatikan, Rama: E ftova në Shqipëri,...
Gjykimi i katërshes së UÇK-së drejt fundit: Cilat janë proce...