Amir Rrahmani e akuzoi mbrëmë trajnerin e Greqisë, Gustavo Poyet se e ka fyer gjatë një bisede që e kishin gjatë lojës.
Kapiteni kosovar e dha këtë deklaratë pas përfundimit të ndeshjes, ku Greqia e mundi Kosovën 2:0.
“Ishte momenti që po hidheshin ato flakadanët. Ishte moment i rrezikshëm dhe që unë protestova shumë. Edhe gjyqtarit i thashë se ato flakadanët janë shumë të rrezikshme sepse janë 1 mijë gradë temperatura e tyre dhe nëse e prek ndonjërin në trup mund të jetë shumë e rrezikshme. Protestova mjaftueshëm tek referi kryesor dhe tek referi i katërt dhe pastaj trajneri i tyre më shau. I thashë ti trajneri nuk mund ta shashë lojtarin ashtu por le të mbetet në ndërgjegjen e tyre”, tha futbollisti kosovar.
Ndërsa, në konferencë për shtyp, trajneri uruguaian është përgjigjur në pyetjen nëse vërtet e ka fyer futbollistin e Napolit.
“Me gjithë respektin, unë jam i kohës (modës) më të vjetër. Çka ndodh në fushë, mbetet në fushë. Nëse ai dëshiron të flasë, është i lirë, është mendim i tij. Unë nuk do të flas se çfarë ndodhi aty”, deklaroi Poyet.
Gjatë ndërprerjes së përkohshme të lojës, pas golit të parë të Greqisë, shihet Poyet duke diskutuar me Rrahmanin, i cili pretendon se në atë rast është sharë nga trajneri i grekëve
Kosova u mposht 0:2 dhe u prit mjaft vrazhdë nga grekët, të cilët e shprehën krejt mllefin dhe urrejtjen që e ndiejnë për shqiptarët./arbresh.info/
Van Dijk: Është një ndjenjë e mirë të fitosh, veçanërisht në...
Kina ekzekuton një bankier, mori rreth 135 milionë euro rysh...
Gjiganti anglez shpreh interesim për Sergio Ramos, kontratë ...
Skena tronditëse nga Indonezia – zjarri përfshiu të gj...
Shpërthim në Shkodër, i vendoset tritol një biznesi
Liverpooli merr tri pikë në “Giuseppe Meazza”, f...