Kosova ka pësuar humbje nga Greqia (2-0) në ndeshjen e zhvilluar në Panthessaliko Stadium në Volos, e vlefshme për Nations League.
Ekipi nikoqir e dominoi fraksionin e parë duke bërë përpjekje të vazhdueshme për të shënuar, mirëpo nuk ia doli të realizonte.
Faza defensive e Dardanëve e udhëhequr nga kapiteni Amir Rrahmani, nuk lejoi që të mposhtej Aro Muric, i cili po ashtu pritje të mrekullueshme.
Daljet e mysafirëve përpara ishin të rrallë, duke qenë se ishin në pritje të momentit për të kundërsulmuar, derisa vendasit e dominonin lojën.
Pasqyrë e ngjashme u pa edhe në gjysmën e dytë, duke qenë se Helenët po sulmonin, ndërsa Dardanët mbroheshin.
Thyerja e mbrojtjes mysafire ndodhi në minutën e 71-të, kur pas një harkimi të Petros Mantalos, Georgios Giakoumakis realizoi me kokë.
Me gjithë përpjekjet e vizitorëve për t’’i barazuar shifrat, ata nuk ia dolën të tregoheshin të rrezikshëm përballë ekipit kundërshtar.
Kujtojmë që Greqia është liderë e Grupit 2 në Ligën C të Ligës së Kombeve me 12 pikë, ndërsa Kosova ka gjashtë pikë pas katër ndeshjeve të zhvilluara.
Abdixhiku: Zotohem se do t’ju prij e shërbej me dinjitet
Digjet një shtëpi në Matiqan, zjarrfikësit në vendngjarje
Haxhiu fton qytetarët të mbështesin kandidatët gra të VV-së ...
Kurti: Lidhjet e Prizrenit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Ve...
Prokuroria e Sarandës dërgon për gjykim pesë persona për ndë...
Sulmi rus mbi Kievin vret një person, lë qindra mijëra pa rr...