Në Stade de Geneve zhvillohet ndeshja e katërt në kuadër të Grupit 2 në Ligën A të Ligës së Kombeve ndërmjet Zvicrës dhe Portugalisë.
Në takimin e parë mes këtyre përfaqësueseve, portugezët fituan bindshëm me rezultat 4-0.
Derisa Portugalia është lider (me shtatë pikë), Zvicra është e fundit në grup me asnjë pikë të arkëtuar.
Përzgjedhësit Murat Yakin dhe Fernando Santos i kanë caktuar formacionet që do të zbresin në fushë nga minuta e parë.
Formacioni startues i Zvicrës: Omlin; Widmer, Akanji, Elvedi, Rodriguez; Xhaka, Freuler, Sow; Shaqiri, Seferovic, Embolo.
Formacioni startues i Portugalisë: Rui Patricio; Cancelo, Pepe, Danilo, Nuno Mendes; Otavio, Ruben Neves, Bruno Fernandes; Leao, Andre Silva, Vitinha.
Durmishi paralajmëron heqjen e taksës doganore për veturat n...
Vetëvendosje mbyll sot fushatën për zgjedhjet e 28 dhjetoriT
Sot votohet në përfaqësi diplomatike, KQZ-ja del me detaje
Parashikimi i motit për sot
Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Era Istrefi elektrizon skenën e Big Brother VIP Kosova