Shkolla e parë shqipe në Prishtinë, “Elena Gjika”, ka shënuar 70 vjetorin e themelimit të saj. Me këtë rast u prezantua një program kulturor – artistik nga kori i nxënësve të shkollës.
Drejtoresha për Arsim në komunën e Prishtinës, Arbërie Nagavci, ka thënë se kjo shkollë për vite me radhë edukoi gjenerata që sot e japin kontributin në sfera të ndryshme.
Pos tjerash, Nagavci theksoi se Komuna e Prishtinës mbetet e përkushtuar në bashkëpunimin me komunitetin e shkollës dhe prindërit me qëllim të përmirësimit të kushteve mësimore, si dhe të ngritjes së cilësisë në procesin e arsimit.
“Gjithashtu, në ndërtim e sipër është objekti i ri që do të shërbejë si aneks i shkollës ‘Elena Gjika’, gjë që do ta zvogëlojë numrin e nxënësve dhe do të mundësojë heqjen e ndërrimit të tretë. Kjo do të përmirësojë kushtet në mësimdhënie dhe mësimnxënie”, tha Nagavci.
Në anën tjetër, drejtori i shkollës “Elena Gjika”, Osman Vitia, tha se kjo shkollë aktualisht ka 1.835 nxënës, të cilët janë të shpërndarë në 61 paralele, ndërsa punojnë 80 arsimtarë në tri ndërrime.
Me rastin e 70-vjetorit të shkollës “Elena Gjika” u ndanë mirënjohje si dhe u përkujtuan edhe mësimdhënësit e parë të kësaj shkolle.

Thaçi mirënjohës ndaj qytetarëve që e uruan sot për ditëlind...
Kamberi falënderon deputetët e Kosovës, për avancimin e përk...
Kuvendi miraton rezolutën për Luginën, Haxhiu: Hap i rëndësi...
Çitaku i reagon Kurtit: Qetësohu, Kosova nuk është vetëm e j...
Cakolli: KQZ-së s’i takon të merret me afatet për formimin e...
Papa Leoni Thirrje ShBA-së dhe Iranit për rikthim në tavolin...