Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë bërë homazhe tek kompleksi memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Osmani tha se në Prekaz u vulos liria jonë, me sakrificën dhe trimërinë e legjendarit Adem Jashari, dhe të gjithë familjes Jashari.
“Nga këtu shprehim nderimin për të gjithë dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët vlerën e lirisë e vendosën edhe para jetës së tyre, në mënyrë që ne të gëzojmë këtë ditë”, tha Osmani.
Ndërkohë, Kurti tha se lufta çlirimtare nuk mund të mendohet nga askush pa Jasharët
“Prekazi heroik është kryeqyteti i kryengritjes shqiptare. Dita e Çlirimit dhe Paqes i ka rrënjët këtu”, u shpreh Kurti.
101 dronë rusë sulmojnë Ukrainën/ Plagosen 11 persona, godit...
Rikthehet në operim njësia A5 e Termocentralit “Kosova A”
Zbulohen pamjet, dasma Elijonës dhe Klodit do të mbahet jash...
Faza përmbyllëse e gjykimit të ish-krerëve të UÇK-së nis të ...
Rihapja e Tik-Tok, Rama: Nuk ishte dorëzim, janë vendosur me...
19-vjeçarja Lara Colturi shkruan histori në sportet dimërore...