Presidentja Vjosa Osmani, ka bërë sot homazhe para varrit të ish-presidentit Ibrahim Rugova, në përvjetorin e Ditë së Çlirimit, për të cilin tha se është arkitekt i pavarësisë.
Osmani tha se, Rugova ndërtoi ura miqësie, të cilat edhe sot i shërbejnë Kosovës.
“Më 12 qershor të vitit 1999, të gjitha forcat serbe u larguan nga Kosova, Pas krimeve te llahtarshme që kishin kryer ndaj popullatës civile në Kosovë, dhe në Kosovë hyn forcat e NATO-s dhe UÇK, si dhe u rikthyen civilët që ishin detyruar të largoheshin për shkak të dëbimit masiv dhe spastrimit etnik ndaj Kosovës. Filluam duke nderuar arkitektin e pavarësisë, i cili mbi të gjitha e bëri të qartë vullnetin e popullit të Kosovës edhe para gjithë botës, duke ndërtuar ura miqësie, të cilat edhe sot e kësaj ditë I shërbejnë Republikës së Kosovës për të ecur përpara”, tha Osmani./arbresh.info/
101 dronë rusë sulmojnë Ukrainën/ Plagosen 11 persona, godit...
Rikthehet në operim njësia A5 e Termocentralit “Kosova A”
Zbulohen pamjet, dasma Elijonës dhe Klodit do të mbahet jash...
Faza përmbyllëse e gjykimit të ish-krerëve të UÇK-së nis të ...
Rihapja e Tik-Tok, Rama: Nuk ishte dorëzim, janë vendosur me...
19-vjeçarja Lara Colturi shkruan histori në sportet dimërore...