Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, TalatXhaferi, në përputhje me kompetencat e veta kushtetuese, sot (11 qershor), i shpalli zgjedhjet për kryetarë të komunave Mavrovë dhe Rostushë dhe Qendra Zhupa.
Në pajtim me Aktvendimin që e miratoi Kryetari i Kuvendit në bazë të Kodit Zgjedhor, zgjedhjet për kryetarë të komunave do të mbahen më 20 gusht të vitit 2022.
Afatet për kryerjen e veprimeve zgjedhore fillojnë të rrjedhin prej ditës së publikimit të Aktvendimit për shpalljen e zgjedhjeve në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut”.
Zgjedhjet, në pajtim me Aktvendimin për shpalljen e tyre do i zbatojnë Komisioni Shtetëror i Zgjidhjeve, Komisionet Zgjedhore Komunale dhe Këshillat Zgjedhorë./KM/
Ndërpritet përkohësisht qarkullimi me trenin Pejë-Prishtinë
Nuk tërhiqet Trumpi, zotohet për tarifë të re
Hamidi rinovon me Ballkanin deri në vitin 2029
Protesta para Kryeministrisë dhe Kuvendit, protestuesit qëll...
Gruaja e plagosur me armë zjarri në Pejë ndërron jetë
Osmani takohet me Rubion, diskutohet anëtarësimi i Kosovës n...