Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili e ftoi për një vizitë në Kiev.
Abazoviq në bisedën e zhvilluar me presidentin ukrainas, ka theksuar se Mali i Zi dënon agresionin e Federatës Ruse në këtë vend ,dhe nga fillimi i pushtimit i ka shprehur haptazi përkrahjen për pavarësi, ruajtje të integritetit territorial dhe sovranitetit, transmeton Telegrafi.
“Shpresojmë që Ukraina do të fitojë statusin e kandidatit për anëtarësim në BE”, tha Abazoviq.
Madje e njoftoi edhe për refugjatët ukrainas që Mali i Zi i ka pranuar. E Zelensky e ka falënderuar Abazoviqin për mbështetjen që Mali i Zi po i jep Ukrainës.
“Presidenti i Ukrainës ka ftuar kryeministrin e Malit të Zi që ta vizitojë kryeqytetin e Ukrainës, Kievin”, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga zyra e kryeministrit të Malit të Zi.
Kusari-Lila me fjalë të mëdha për Osmanin: E ka mbajtur lart...
Netanyahu paralajmëron Iranin: Nëse sulmon, do të përgjigjem...
Rritet çmimi i arit dhe naftës
Një i ri nga Kosova raportohet se ka vdekur në vendin e punë...
Shqipëria dorëzon Instrumentin e Ratifikimit për Kartën e Bo...
Katër vjetori i nisjes së luftës: Kurti pret në takim ukrain...