Chelsea arrin marrëveshje personale me Dembele

14:26 | 8 Qershor 2022
KRG

Sulmuesi i Barcelonës, Ousmane Dembele,  pritet të largohet nga skuadra katalunase.

Sipas mediave angleze, Chelsea është  njëra ndër skuadrat që ka shprehur interesim për  kartonin e francezit.

Dembele nuk ishte pajtuar për kushtet e ofruara nga klubi për rinovimin e kontratë, ku kërkonte një rritje marramendëse të pagës, përcjell arbresh.info.

Ndërsa trajneri katalunas, Xavi Hernandez, e dëshironte atë në skuadër, por krerët e klubit, uk  janë dakord që paga e tij të rritet.

25-vjeçari ka pasur fat të zi në karrierën e tij, ku në shumicën e sezoneve ka qenë i lënduar dhe i është obliguar disa ndërhyrje operacionale.

Mbetet të shihet  gjatë afatit kalimtarë veror se ku do të vazhdojë karrierën e tij. /arbresh.info./

Shpërndaje në rrjete sociale