Bale shumë afër transferimit drejt Getafe-s

14:02 | 8 Qershor 2022
KRG

Gareth Bale është larguar përfundimisht nga skuadra spanjolle Real Madrid.

Por, siç duket ai nuk do të largohet nga liga spanjolle.

Mediat lokale në Spanjë, kanë raportuar se 32-vjeçari është  shumë afër t’i bashkohet Getafe-s.

Ndërsa presidenti i klubit, Angel Torres, gjatë prezantimit të fanellave të reja të skuadrës, ka folur në lidhje me çështjen e Bale, përcjell arbresh.info.

“Këtë mëngjes më është ofruar Gareth Bale. Më duhet të mendoj dhe të flas me trajnerin. Nuk e di nëse do të vijë këtu”, ka deklaruar Torres.

Mbetet të shihet se a do të mund Getafe të paguajë rrogën marramendëse të uelsianit.

Bale ka arritur që me kombëtaren e tij të kualifikohet për Kupën e Botës, për herë të parë në histori të kombëtares së Uellsit. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale