Ylli argjentinas, Angel Di Maria, tashmë ka zgjedhur përfundimisht ekipin e tij të ardhshëm.
34-vjeçari pritet që gjatë afatit kalimtar veror të shkojë drejt gjigantit spanjoll, Barcelona.
Ish-lojtari i Paris Saint-Germain tashmë ka vendosur të luaj për Barcelonën, ndërsa në garë për kartonin e argjentinasit është edhe Juventusi.
“Zonja e Vjetër” i janë vështirësuar punët, pasiqë trajneri i katalunasëve, Xavi Hernandez, ka kërkuar personalit nga drejtorët e klubit që të sigurojnë shërbimet e Di Maria-s.
“Il Messaggero” ka raportuar se katalunasit janë në gjendej të ofrojnë një pagë me shumë 7,5 milion euro në vit, përcjell arbresh.info.
Ndërsa Juventusi nuk ka qenë e gatshme të ofrojë këtë shumë.
Di Maria do të largohet nga Paris Saint-Germain muajin e ardhshëm pasiqë do t’i skadojë kontrata.
Mbetet të shihet në të ardhmen se në cilin skuadër do të vazhdojë karrierën e tij. /arbresh.info/
Sveçla dorëzon çelësat e objektit të ri të Agjencionit të Re...
Diagnostikohet rasti i parë me fruth në Shqipëri, i infektua...
Glauk Konjufca: Nga Shkupi, nuk lëshojmë pe
Glauk Konjufca takon banorët e Hanit të Elezit: Diskutuam ar...
Haradinaj prezanton në Rahovec planin katërvjeçar për zhvill...
Abdixhiku: Pas 12 vitesh LDK u rikthye si partia e Kryeqytet...