Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka goditur fizikisht babanë e tij, i cili kishte tentuar t’i japë terapinë të dyshuarit për shkak se vuan nga depresioni dhe ai e ka refuzuar.
Rasti ka ndodhur dje në qytetin e Gjakovës, shkruan arbresh.info
Tutje, policia thotë se i dyshuari ka refuzuar këshillat dhe trajtimin e mjekut dhe ndaj tij prokurori ka caktuar masën e ndalimit për 48-orë.
“Gjakovë 07.06.2022 – 10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se e kishte goditur fizikisht babain e tij viktimën mashkull kosovar i cili kishte tentuar ti jap terapinë të dyshuarit për shkak se ai vuan nga depresioni. I dyshuari ka refuzuar këshillat dhe trajtimin e mjekut, ndaj të cilit me vendim prokurori ka caktuar masën e ndalimit për 48-orë dhe nën përcjellje të policisë është dërguar në repartin psikiatrik për tretman të detyrueshëm”, thuhet në raport. /arbresh.info/
Dita e ndeshjeve në Superligë: Tre përballje të zjarrta, luh...
Renovimi i shkollës “Kolë Jakova”, Rama: Hapësir...
Vjedhje e rëndë në Prizren, hajnat marrin stoli ari dhe para...
Theret me thikë një person në Gllogoc, arrestohet i dyshuari
Nuk iu ndal policisë dhe lëndoi një zyrtar, arrestohet i dys...
Vrasje në tentativë në Prishtinë