Kompania e Kosovës për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike – KEDS ka vendos trafon dhe rrjetin e ri në Llashticë të Gjilanit, me ç’rast ky fshat nuk do ketë më probleme me rënie të tensionit. Banorët thonë se u ka ndryshuar jeta për të mirë, përderisa KEDS nuk ndalet me investime, njoftoi Kompania.
Me rastin e këtij intervenimi, në shkresë, citohet banori i Llashticës, Halit Ramushi, i cili thotë se nuk ka nevojë më të rrijë deri pas mesnatës që ta lëshojë makinën për larjen e rrobave. “Na ka ndryshuar jeta për të mirë. Situata jonë para vendosjes së trafos e rrjetit ishte shumë më e rëndë se sot. Nuk funksionin pajisjet elektrike. Sot funksionon gjithçka. Thjesht jemi shumë, shumë më të lehtësuar”, ka thënë Ramushi.
KEDS ka intervenuar në këtë fshat shkaku i rënies së tensionit të energjisë elektrike. “Kemi identifikuar zonat ku kemi rënie të tensionit dhe po i rregullojmë ato. Përparësi u kemi dhënë atyre ku është gjendja më e vështirë”, ka thënë me këtë rast Ibrahim Neziri, koordinator i Mirëmbajtjes në Distriktin e Gjilanit.
Pos tjerash, Neziri ka thënë se trafoja e vendosur është e madhësisë 160 kVA dhe së bashku me shtyllat e betonit, përçuesit dhe pajisjet tjera mjaftojnë për një periudhë të gjatë kohore./arbrsh.info/
Thaçi mirënjohës ndaj qytetarëve që e uruan sot për ditëlind...
Kamberi falënderon deputetët e Kosovës, për avancimin e përk...
Kuvendi miraton rezolutën për Luginën, Haxhiu: Hap i rëndësi...
Çitaku i reagon Kurtit: Qetësohu, Kosova nuk është vetëm e j...
Cakolli: KQZ-së s’i takon të merret me afatet për formimin e...
Papa Leoni Thirrje ShBA-së dhe Iranit për rikthim në tavolin...