Nëntë vite pasi prishën paktin që firmosën në 2009-ën, Sali Berisha dhe Ilir Meta do bashkohen për të krijuar front opozitar kundër Edi Ramës.
Për këtë gjë, kryedemokrati Berisha u shpreh i sigurt dhe hodhi poshtë krisjen në marrëdhënien e tyre apo ndonjë tradhti të mundshme nga Meta.
“Nuk ka diskutim ajo. Është normale nëse kemi diferenca në gjëra të tilla. Asgjë nuk ka pengon ne në betejën tonë kundër Edi Ramës. Nuk i druhem asnjë tradhtie nga Meta”, u shpreh Berisha.
Tre ditë më parë mes Berishës dhe Metës pati disa shkëndija përplasjeje.
Kryedemokrati i kërkoi Presidentit që të mos dekretonte largimin e Bajram Begajt nga drejtimi i forcave të armatosura, por Meta e firmosi dekretin që i hapi rrugën Kuvendit për të votuar kreun e ri të shtetit./Euronews/
KEK rrit prodhimin e energjisë me mbi 110 mijë MWh në dhjeto...
REL: Ushtria e Kosovës në provën finale
40 miliardë euro në Bitcoin shpërndahen aksidentalisht
BQK: Remitancat arritën 1.42 miliard euro në 2025
58% e të burgosurve pa gjyq, raporti i Këshillit të Europës ...
Reali kontakton përfaqësuesit e Konates