Manchester City ditëve të fundit ka shprehur interesim të madh për yllin e skuadrës së Arsenalit, Bukayo Saka.
Kampionët aktual të Premier League-së, janë në kërkim të një lojtari të ri në moshë në repartin e sulmit, andaj, talenti i Arsenalit është në listën e tyre.
Sipas “DailyMail”, skuadra e Pep Guradiolës, kohëve të fundit ka rritur interesim për 20-vjeçarin, i cili aktualisht ka kontratë me Arsenalin edhe dy vite të tjera, përcjell arbresh.info.
Arsenali, në sezonin 2021/22, arrit të renditet në pozitën e pestë në Premier League, ndërsa Manchester City është shpallur kampion.
Deri më tani, tek “Qytetarët” sipas mediave të huaja është përfolur për dy largime kyçe të skuadrës.
Bëhet fjalë për Bernardo Silva, i cili pritet të transferohet drejt Barcelonës, ndërsa braziliani, Gabriel Jesus, është përfolur për një transferim të mundshëm drejt Real Madridit. /arbresh.info/
A funksionon vërtet vitamina C për trajtimin e ftohjeve?
Imzot Arjan Dodaj: Të ecim me gëzim dhe shpresë përballë çdo...
Përfundon stinori vjeshtor në Shqipëri, Egnatia në krye të t...
Përmirësohet cilësia e ajrit në Prishtinë
Një i vdekur dhe 10 të plagosur nga një sulm rus
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim