Kombëtaret e Kosovës në ‘Beach Volley’ U22, pas disa ditësh të përgatitjeve, janë të gatshme për paraqitje në Evropianin e Beach Volley i cili do të mbahet në Holandë.
Atmsofera brenda ekipeve ka qenë impressive gjatë përgatitjeve, derisa puna intensive është zhvilluar nën programin e trajnerëve, të cilët janë ndarë të kënaqur nga volejbollistët, thuhet në një komunikatë pëe medie, të lëshuar nga Federata e Volejbollit të Kosovës, transmeton arbresh.info.
“Është gara më prestigjioze në Kontinent sa i përket volejbollit në rërë U22, me ekipet që po përkujdesen të përgatiten fuqishëm për përfaqësim dinjitoz në eventin që do mbahet në Holandë. Në konkurrencën e meshkujve, Kosova përfaqësohet nga çifti Erion Bajrami dhe Ermal Maliqi, të cilët do të udhëhiqen nga trajneri Fatlum Hajrizi”, thuhet tutje në këtë komunikatë.
Ata do të luajnë në kualifikueset për fazën e grupeve të kompeticionit që zhvillohen me 8 qershor në qytetet Vlissingen dhe Blithoven, ndërisa rivalët potencialë të “Dardanëve”.
Nga FVK bëhet e ditur që në këto kualifikime janë shtetet: Kroacia, Greqia, Armenia, Estonia dhe Skocia.
Në konkurrencën e femrave, ngjyrat e flamurit të Kosovës do të i mbrojnë dyshja Loresa Avdyli dhe Rinesa Hasani, të cilat do të luajnë direkt në ndeshjet e fazës së grupeve, më 9 qershor, nën udhëheqjen e trajnerit Edon Ibrahimi.
Federata e Volejbollit të Kosovës tregon se kanë qenë në koordinim dhe kanë diskutuar në vazhdimësi me ekipet, derisa ka marrë të gjitha masat e nevojshme që përgatitjet të shkojnë sipas planprogramit dhe kërkesave të stafeve teknike./arbresh.info/


A funksionon vërtet vitamina C për trajtimin e ftohjeve?
Imzot Arjan Dodaj: Të ecim me gëzim dhe shpresë përballë çdo...
Përfundon stinori vjeshtor në Shqipëri, Egnatia në krye të t...
Përmirësohet cilësia e ajrit në Prishtinë
Një i vdekur dhe 10 të plagosur nga një sulm rus
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim