Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, thotë se dikush nga kati i dytë i Kuvendit ka hedhur gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve sot para Kuvendit.
Policia e Kosovës e ka mohuar sot me një komunikatë se ka përdorur gaz lotsjellës ndaj protestuesve, të drejtuar nga organizatat e veteranëve të luftës së UÇK-së.
Deputeti i PDK-së, që ishte i pranishëm në protestë, tha në t7 se ka pyetur policët, por ata kanë mohuar se kanë hedhur gaz.
“U informova se Policia e Kosovës nuk ka e ka hedhur gazin lotsjellës. Ndërsa, është hedhur nga kati i dytë i Kuvendit të Kosovës dhe sigurisht se kjo e bën edhe më dyshuese këtë veprim”, ka thënë Lushtaku.
Ai thotë se nuk e di se kush ka hedhur gaz në drejtim të protestuesve, por kërkon që sa më parë të hetohet dhe të zbardhet ky rast.
Rritet cilësia e shërbimeve në spitalin ‘Daut Mustafa’ pas i...
AUV tërheq nga tregu disa produkte APTAMIL për foshnje
Inter vazhdon dominimin Serie A, triumfon thellë ndaj Sassuo...
Mungon Vini, kjo është 11-shja e Real Madridit ndaj Valencia...
Aksident mes motoçikletës dhe veturës në Gjakovë, lëndohen d...
Man City fiton pas pesë vitesh në ‘Anfield’ dhe vazhdon luft...