Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, (LDK), Besian Mustafa, i ka quajtur deputetët e pozitës të papërgjeshëm, pas dështimit të votimit të projektligjit për ngritjen e pagës minimale.
“Nga 69 deputetë të pushtetit sot në sallë ishin vetëm 51. Të tjerët nëpër ekskursione, në bisht të aeroplanit. As një ligj të vetëm s’janë në gjendje ta kalojnë”, ka shkruar Mustafa në Facebook.
Për këtë projektligj, sot ka pasur edhe protestë nga radhët e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, UÇK, të cilët janë duke kërkuar që edhe ata të përfshihen në ngritjen e pagës minimale.
Lexo edhe:
S’ka kuorum për të miratuar në parim rritjen e pagës minimale
Pas dështimit të seancës, protesta ka mbaruar, ndërsa gjatë votimit, kundër ishte opozita. /arbresh.info/
Lexo edhe:
Petkoviq iu drejtohet serbëve të Kosovës: E di që jeni lodhu...
Ushtarët e KFOR-it zhvillojnë stërvitje për orientimin në te...
231 besimtarë nga Prizreni dhe Shtimja nisen për haxh
Pas Trumpit dhe Putin në Pekin, vizita më 19 dhe 20 maj
Kurti: Teoritë politike të Ukshin Hotit kanë vlerë universal...
LVV: 116, numri i fitores