Ambasadori rus Aleksandr Botsan Kharchenko e ka njoftuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në takimin e sotëm se zyrtarisht është anuluar vizita e ministrit të Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergej Lavrov, në Serbi.
Kjo është bërë e ditur nga vet presidenti serb, i cili gjatë ditës ka zhvilluar një takim me ambasadorin rus në Beograd, raporton SkyNews.
“Ambasadori më informoi për arsyet që e pamundësuan ardhjen e ministrit Lavrov në Beograd dhe solli dokumente që e mbështesin këtë…”, ka shkruar Vuçiq.
View this post on Instagram
Pas takimit të sotëm, Vuçiq tha se arsyet e anulimit të vizitës ia ka treguar Bocan Kharchenko, por ato do t’ia tregojë publikut në fjalimin e tij sonte në orën 19.30.
Ndërkohë raportimet për mbylljen e hapësirës ajrore për aeroplanin që do të sillte Lavrovin në Serbi, në Bullgari, Maqedoninë e Veriut dhe Mal të Zi janë konfirmuar mbrëmë nga një zyrtar i lartë i Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse.
Siç ishte paralajmëruar më parë, kreu i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë ishte planifikuar të vizitonte Republikën e Serbisë më 6 dhe 7 qershor. /arbresh.info/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...