Ramush Haradinaj është rizgjedhur kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Lajmin e ka bërë të ditur deputetja e kësaj partie, Albana Bytyqi, përmes një shkrimi në Facebook.
Ajo ka thënë se është krenare që me Haradinajn kryetar, partia po forcohet çdo ditë e më shumë.
“Kuvendi i IX Zgjedhor i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës u përmbyll sot me zgjedhjen kryetar të degës, liderin e pashoq, Ramush Haradinaj. Jemi krenarë që me kryetarin Haradinaj, Aleanca po forcohet çdo ditë e më shumë, me vizion të qartë për të ardhmen e me bashkëpunëtorë që japin gjithë potencialin e tyre në zhvillimin e vendit tone”.
“Urime kryetar Ramush Haradinaj, na priftë e mbara!”, ka shkruar Bytyqi në llogarinë e saj. /arbresh.info/
Edi Rama reagon pas protestës së PD-së në Tiranë
Inskenoi grabitje për të përvetësuar 1400 euro, arrestohet i...
Google prezanton Pixel 10a
Ushqimet më të mira për t’u konsumuar në syfyr për të qëndru...
Ndryshimet befasuese që i ndodhin trupit gjatë agjërimit në ...
Ushqimet që duhet të shmangni kur jeni të sëmurë