Sadio Mane pritet të jetë ndër lojtarët e parë që do të largohet këtë verë nga Liverpooli.
Sulmuesi senegalez e ka ndarë mendjen për t’i dhënë fund aventurës te The Reds pas gjashtë viteve qëndrim në Anfield.
E ardhmja e Manes pritet të jetë në Gjermani ku Bayern Munich po bisedon për transferimin e tij.
Gjithsesi The Reds si duket janë pajtuar me largimin e senegalezit dhe tanimë kanë gjetur edhe zëvendësuesin e tij.
Mediat në Angli kanë raportuar se Jurgen Klopp ka kërkuar nga drejtuesit e klubit që ta transferojnë brazilianin Raphinha nga Leeds United.
25-vjeçari ka pasur një sezon shumë të mirë te Leeds dhe ishte më meritori që kjo skuadër mbijetoi në elitë me 11 gola e tre asistime.
Në garë fuqishëm është për brazilianin edhe Barcelona, por Klopp e do atë në Anfield.
Leeds United synon që ta shes yllin e skuadrës dhe për këtë kërkon së paku 60 milionë euro. /arbresh.info.
Aksident i rëndë trafiku në Lipjan, katër persona të lënduar
Palestinezët votojnë sot në zgjedhjet e para që nga lufta në...
Deputetja britanike reagon pas dënimeve për Banjskën: Radha ...
Mbappe rrezikon të humbasë Kupën e Botës?
Në prag të sezonit turistik, Rama ndan pamjet: Pastrim masiv...
Pakistani përgatitet për bisedime paqeje ShBA-Iran